Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend më 9 prill, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në një seancë pyetje-përgjigje të kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho, sqaroi sërish për publikun, ndryshimin ligjor përmes një shtese në ligjin e arsimit parauniversitar që u garanton trajtim të barabartë financiar 6,761 punonjësve arsimorë të punësuar përpara sistemit të Bolonjës. “Çështjet që sapo u ngritën, janë zgjidhur që në fillim të muajit mars, ku me votëbesimin e kësaj salle, miratuam ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhej pikërisht me një padrejtësi do të thoja të krijuar ndër vite në trajtimin financiar të një kategorie mësuesish. Bëhet fjalë për ata që janë punësuar përpara datës 1 mars 2017, me kohë të plotë dhe pa...