Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, diplomat në dy gjuhë!

Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, diplomat në dy gjuhë!

Qeveria do të vijojë me të njëjtin intensitet integrimin e inteligjencës dhe teknologjisë në sistemin arsimor. Kështu u shpreh ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro. Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, ajo theksoi se strategjia e re parashikon projekte konkrete, mes të cilave edhe hapjen e një liceu francez në Korçë, që do të ofrojë diplomë të dyfishtë, shqiptare dhe franceze. Sipas saj, reformat do të përfshijnë gjithashtu zhvillimin e qendrës teknologjike për diasporën dhe forcimin e mekanizmave të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe hapjen e tregut universitar shqiptar drejt bashkëpunimit dhe ndërkombëtarizimit me universitete të huaja. “Do të vazhdojë me të njëjtin intensitetet integrimi i inteligjencës në sistemin arsimor. Kemi disa projekte konkrete në këtë drejtim, siç është hapja e...