“Kujdesi është sakrificë e përditshme”, Tabaku kërkon sigurime për prindërit e fëmijëve me autizëm
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje për ndërmarrjen e një nisme konkrete ligjore për njohjen e sigurimeve shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me spektrin e autizmit dhe sindromën Down. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar disa takime në Kuvend, por edhe jashtë tij, me shoqata, drejtues qendrash dhe prindër të fëmijëve me spektrin e autizmit dhe sindromën Down. Sipas saj, këto takime kanë nxjerrë në pah realitetin e vështirë me të cilin përballen familjet, veçanërisht nënat që mbajnë peshën kryesore të kujdesit të përditshëm. Deputetja theksoi se shumë prej këtyre prindërve janë kujdestarë me kohë të plotë për fëmijët e tyre, duke sakrifikuar shpesh karrierën dhe mundësitë personale, ndërkohë...
Burimi:
sot.com.al