Kuçana zbardh detaje nga hetimet e SPAK: Ja çfarë shkruhet në faqen 61

Kuçana zbardh detaje nga hetimet e SPAK: Ja çfarë shkruhet në faqen 61

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Ilirjana Kuçana ka zbardhur detaje nga hetimet e SPAK dhe dosja që u është vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve. Në studione Quo Vadis në Vizion Plus, Kuçana tha se në faqen 61, është saktësuar biseda e Ramës me Ballukun, për paracaktim të tenderave. “Në faqen 61, Edi Rama flet me Ballukun për tenderat e paracaktuar. Unë i besoj drejtësinë, dhe Klodian Braho duhet të ngrihet në lartësinë e duhur. Unë nuk do e sulmoj asnjë herë drejtësinë e policinë, por përpara gjithçkaje unë dua e flas për Shqipërinë. Unë flas pa krah politik, sepse për fëmijën tim dua shkollë më të mirë e drejtësi më të mirë”, tha Kuçana.