‘Ku u gjetën lekët për të blerë stilolapsa?’/ Berisha: Pyesin ku e mori naftën Berisha kur bënte foltoren

‘Ku u gjetën lekët për të blerë stilolapsa?’/ Berisha: Pyesin ku e mori naftën Berisha kur bënte foltoren

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Prokuroria e posaçme ka pyetur disa persona në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat është blerë nafta që sipas tij është përdorur për organizimin e Foltores. “Thërrasin njerëz dhe pyesin, ku e mori naftën Berisha kur bënte foltoren? Kjo ka lidhje me dosjen Partizani. Kraja dhe Dumani kanë futur në hetim naftën që ka përdorur Berisha, deputet për të bërë Foltoret. Mund t’ju them shumë raste të tjera që kanë thirrur Ledinën që në 203 e kanë pyetur nga i more paratë e stilolapsave që bleve për fushatë?”, tha ai. Berisha ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të vendosur ndaj tij.