“Ku shkuan paratë e shqiptarëve”, Teliti akuzon qeverinë: Rrugë 600 mln euro, shërbime zero

“Ku shkuan paratë e shqiptarëve”, Teliti akuzon qeverinë: Rrugë 600 mln euro, shërbime zero

I ftuar në intervistën e ditës, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti theksoi se, edhe pse buxheti i shtetit është dyfishuar në dekadën e fundit, qytetarët shqiptarë nuk kanë parë përmirësime të prekshme në shërbime, infrastrukturë, apo kushte jetese. Ai theksoi se paratë publike janë shpenzuar në mënyrë të papërgjegjshme, duke krijuar një atmosferë të korrupsionit të përhapur dhe keqmenaxhimit të fondeve. Teliti kërkoi një hetim të plotë për keqmenaxhimin e fondeve dhe bëri thirrje për protesta masive që të detyrojnë qeverinë të veprojë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve. ‘Përfundimi i kësaj situate është vetëm një: populli duhet të ngrihet në protestë për të mbrojtur interesat e tij, sepse vetëm përmes një qëndrese të fortë do të mund të ndalojmë këtë qeverisje të...