“Ktheni sytë nga prodhimi, o budallenj!”/ Kikia: Gruri e misri mbeten stok, fermerët po dorëzohen
Gazetari Mentor Kikia ka ngritur sot shqetësimin lidhur me mungesën e vemendjes në sektorët prodhues, në një kohë që siç thekson, të gjithë flasin për politikën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia shprehet se prodhimi vendas është gremisur dhe fermerët që kanë ende kazmën në dorë po e braktisin sektorin. Sipas gazetarit, problematikë mbetet edhe prodhimi i mbetur stok, veçanërisht gruri e misri, dy nga drithët kryesorë për konsumatorët
Burimi:
sot.com.al