Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në krye të një delegacioni parlamentar, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kongresin Amerikan, Kryetari Peleshi dhe delegacioni parlamentar zhvilluan takime me Kryetarin e Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, si edhe me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen, Pete Sessions. Gjatë këtyre takimeve u nënvizua se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një marrëdhënie të fortë, të qëndrueshme dhe strategjike, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe një aleancë të palëkundur. Kryetari Peleshi riafirmoi angazhimin e plotë të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara, si partneri ynë kryesor strategjik, duke shprehur mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në integrimet euroatlantike të vendit...