Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka uruar nga Korça Pashkët Ortodokse. Teksa vizitoi Katedralen e qytetit, Peleshi u uroi gjithë shqiptarëve që mirësia e këtyre ditëve të përhapet në të gjitha shtëpitë e qytetarëve. “Faleminderit që më krijuat mundësinë të bashkoj urimin tim mes mijëra e dhjetëra mijëra urimeve të këtyre ditëve. Dita e Pashkës është një ditë e gëzuar, një ditë mirësie dhe do të uroja që mirësia e këtyre ditëve të përhapet në të gjithë qytetarët e Korçës, në të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pashkë të mbara dhe ditë të paqta të pasojnë”, tha mes të tjerash Peleshi.
Burimi:
javanews.al