“Kryengritja më e fuqishme”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës!

“Kryengritja më e fuqishme”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës!

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës kombëtare më 22 mars. Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se 22 marsi është mundësia e qytetarëve që të marrin në duar fatet e tyre dhe të tregojnë revoltën dhe zemërimin ndaj asaj që e quajti “narko-regjim”. “Gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narko regjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do të marrin fatin në duart e tyre. Më 22 mars është dita e kryengritjes më të fuqishme ndaj ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj regjimit”, tha ai.