Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë
Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed” të iniciativave humanitare që kanë dhënë për ata qe kontribuojnë në vendet në zhvillim. Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Ndër personat e pranishëm, të cilit iu akordua medalja më e lartë, ishte dhe kryeministri Edi Rama. Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se akordimi i medaljes, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, por edhe për Shqipërinë. Postimi i kryeministrit Edi Rama “Thellësisht i prekur prej surprizës...
Burimi:
javanews.al