Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS të premten, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mbahet të premten në orën 10 në Pallatin e Brigadave mbledhja e grupit parlamentar të PS. Mbledhja, e cila do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, do te vijojë me fjalën e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas do të jetë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla që do të mbajë fjalën. Më pas fjalën do e kenë kryetarët e komisioneve, ku nga 10 minuta do të ketë secili prej tyre për të folur për raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare. Një fjalë do të ketë edhe Sekretari i Grupit mbi raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit. Në fund për konkluzionet do të flasë kryetari i grupit...
Burimi:
vizionplus.tv