“Kryeministri po mbron korrupsionin e tij dhe të karteleve”/ Berisha: Prokurori i dosjes u kërcënua nga Lubia dhe Rama

“Kryeministri po mbron korrupsionin e tij dhe të karteleve”/ Berisha: Prokurori i dosjes u kërcënua nga Lubia dhe Rama

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha, tha sot nga konferenca për shtyp se prokurori i dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, e shkarkuar, pezulluar dhe e pandehur nga drejtësia, është kërcënuar në forma të ndryshme. Jo vetë u pengua me hetimet, por më pas mori edhe kërcënime sipas liderit të opozitës dhe këto i vinin nga “Lubi Balluku, Edi Rama dhe vrasës me pagesë”. “Prokurori zbatoi ligjin. Por ky prokuror është kërcënuar, është kërcënuar në mënyrën më të egër. Është kërcënuar nga vrasës të dërguar nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, nga Rama vetë, nga të gjitha anët. Ky prokuror nuk është tërhequr, i ka qëndruar deri në fund ligjit, siç duhet t’i qëndrojë. Më tej ai akuzoi kreun e ekzekutivit se është i aftë të...