“Kryeministri në panik nga drejtësia”, Kapri zbulon strategjinë e Ramës:Kërkon imunitet të përjetshëm për të shpëtuar..

“Kryeministri në panik nga drejtësia”, Kapri zbulon strategjinë e Ramës:Kërkon imunitet të përjetshëm për të shpëtuar..

Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, në një invervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, kritikoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi se po planifikon të sigurojë imunitet të përjetshëm dhe të riformatojë sistemin politik sipas interesave të veta. Ai tha se Rama po sheh rrezik nga drejtësia dhe po vepron për të siguruar mbrojtje të përjetshme ligjore. “Ai kërkon të ndryshojë ligjin e referendumeve dhe të ulë numrin e deputetëve në Kuvend. Ky është një plan prapavijor politik që do të ridimensionojë raportet e Republikës me institucionet e drejtësisë dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt tek SPAK,” paralajmëroi Kapri. Deputeti theksoi gjithashtu se plani i kryeministrit mund të përfshijë krijimin e një presidenti nga populli, që në praktikë mund të jetë...