“Kryeministri, ministrat, Presidenti…”, PS prezanton nismën për ndryshimet ligjore: 7 subjekteve të tjera nuk do u lejohet pezullimi nga detyra
Është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, pas paralajmërimit të bërë nga kryeministri Edi Rama për depozitimin e një nisme ligjore lidhur me masën e pezullimit nga detyra të zyrtarëve të lartë. I pari që e mori fjalën ishte Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve. Manja paraqiti ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke sqaruar se nisma synon të përcaktojë më qartë kufijtë e zbatimit të masës së pezullimit nga detyra dhe të garantojë funksionimin normal, të pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve më të larta të shtetit. Ulsi Manja: Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka kodi i procedurës penale. Në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese që janë dy,...
Burimi:
vizionplus.tv