Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në rast se paraqitet një kërkesë e tillë nga studentët. Duke komentuar kërkesat e studentëve të juridikut, Mickoski theksoi se baza ligjore është e qartë dhe se institucionet duhet ta respektojnë atë. “Nëse ekziston kërkesë që provimi të jepet në gjuhën shqipe, kjo duhet të lejohet. Ligji për gjuhët është i qartë në këtë aspekt”, u shpreh kryeministri. Kërkesa për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në shqip është bërë zyrtarisht nga studentët e juridikut, të cilët kanë dorëzuar një peticion në disa institucione, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin dhe Qeverinë...
Burimi:
javanews.al