Kryeministri, me një të vërtetë në kritikat për drejtësinë
Kryeministri Rama tha një të vërtetë në kritikën e radhës ndaj drejtësisë, me shkak çështjen Balluku. Pavarësisht faktit se sa të drejtë ka në këtë çështje, te ajo që drejtësia vijon të jetë e frustruar përballë Berishës e nga ana tjetër plot guxim ndaj Ramës, aty nuk është e mundur të mos i japësh të drejtë. Është një frustrim që e shfaq dhe gazetaria: pulë me Berishën, skifter me Ramën. Tha ai para deputetëve të tij: “Por, ndërkohë unë personalisht qëndroj me shpresë dhe besim dhe përpiqem t’ju ushqej me këtë shpresë shumë partizanë të zhgënjyer nga reforma në drejtësi, pasi gjithmonë dhe më të shumta janë rastet e brutalitetit, të prokurorëve por dhe të gjyqtarëve. Këta të fundit kanë arritur maja që habisin...
Burimi:
tesheshi.com