Kryeministri me helikopter drejt Korçës, Rama: Po shoqëroj një grup investitorësh me prestigj! Bllokimi i aksit nuk mund t’i faturohet qeverisë
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas situatës së krijuar në juglindje të vendit, ku aksi kryesor, Librazhd-Korçë është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Edi Rama: Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim...
Burimi:
vizionplus.tv