“Kryeministri ka lënë arsimin e lartë në gjendje mjerane”/ PD, ftesë studentëve: Të protestojnë më 24 janar dhe t’i…
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, kritikon ashpër njoftimin e Kryeministrit Rama për ngritjen e një kampusi universitar në Durrës, që sipas tij do të “strehojë” edhe studentët e Tiranës dhe do të zgjidhë problemin e qirave të larta. Sula e cilëson këtë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e thella të arsimit të lartë publik në Shqipëri, ndërkohë që universitetet publike vazhdojnë të përballen me boshatisje auditorësh, mungesë infrastrukture dhe financim të pamjaftueshëm. Ajo paralajmëron se eksperimenti i largimit të studentëve nga Tirana drejt Durrësit do të përkeqësojë cilësinë e studimit, do të rrisë kohën e udhëtimit dhe do të reflektojë qartë paaftësinë e qeverisë për të zgjidhur problemet reale të arsimit të...
Burimi:
sot.com.al