Kryeministri Edi Rama mbërrin me helikopter në Korçë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë me helikopter i shoqëruar nga një helikopter tjetër privat së bashku me një grup investitorësh. Investitorëve po u prezantohen hapësirat e “Polit të Dijes” në Korçë dhe kompleksi i ri universitar në Vlorë, si dy destinacione me potencial për universitete të njohura ndërkombëtare. Helikopterët jane ulur në fushën e stadiumit Skënderbeu. Axhenda e kryeministrit Rama parashikon inagurimin e Polit të Dijes në Korçë dhe më pas mësohet se do të udhëtojë me helikopter drejt Vlorës.
Burimi:
vizionplus.tv