Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Meta nuk ka asnjë firmë në dosje

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Meta nuk ka asnjë firmë në dosje

Pas seancës paraprake në GJKKO, Monika Krymadhi dha një reagim për mediat, ku parashtroi kërkesat e drejtuara gjykatës dhe kundërshtimin e ekspertimeve dhe pretendimeve të SPAK-ut. Ndërsa foli për zhvillimet në seancë, ajo tha se paraqiti edhe dy kontrata për çështjen e lobimit, që SPAK mund t’i verifikojë më tej me letër-porosi në SHBA, kurse për ligjin e minierave që akuzohet ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, nënvizoi se propozuesi është Edi Rama dhe jo ish-presidenti. Dhe duke vijuar të mbronte ish-partnerin e saj, Kryemadhi shpjegoi se në dosje “nuk ka asnjë firmë apo mesazh të Metës”. “Paraqita në Gjykatë edhe dy kontrata, por që nuk mund të merren sepse duhen sipas procedurës penale. Unë i dorëzova dhe është detyrë...