Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kryemadhi paraqitet për masën e siguris, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Vrenozi nuk flinte dot me burrë…
Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj. Në hyrje të ambienteve të GJKKO, ajo ka përshëndetur gazetarët dhe i ka pyetur nëse e kanë parë Big Brother. Ndërkohë që nuk i ka kursyer as batutat dhe ironitë… “Si jeni? E patë Big Brother apo jo? Vrenozi kishte nejt gjithë natën pa gjumë natën e parë, se nuk flente dot me burrë…. është shtu shumë kjo fjetja burrë me burrë, por…”, tha ajo.