Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave: Më në fund i morëm, ka mbi 40 faqe me…

Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave: Më në fund i morëm, ka mbi 40 faqe me…

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas daljes nga seanca paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se prokurori ka përfunduar leximin e relacionit, të cilin ajo e cilësoi si një përsëritje të vazhdueshme të të njëjtave elemente, me synimin për të rritur artificialisht volumin e materialeve. “Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve,” deklaroi Kryemadhi. Ajo bëri të ditur se vetëm në përfundim të seancës iu dorëzua lista e provave, e cila, sipas saj, përbëhet nga mbi 40 faqe me materiale që ajo nuk i konsideron...