Kriza po troket naftën/ Qeveria pranon ndikimin e luftës, nis monitorimi ditor i tregut

Kriza po troket naftën/ Qeveria pranon ndikimin e luftës, nis monitorimi ditor i tregut

Këtë të mërkurë Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dha një deklaratë për mediat mbi atë se çfarë u diskutua në takim. Ibrahimaj tha se u diskutua dhe u miratua projektligji për ofrimin e shërbimeve në vend, duke theksuar se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për integrimin në BE. Sakaq, ajo foli edhe për rritjen e çmimit të karburanteve, e cila sipas saj erdhi si shkak i luftës në Lindjen e Mesme dhe se po i monitorojnë çdo ditë. “Në mbledhjen e qeverisë diskutuam dhe miratuam projektligjin për shërbimet për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në vendin tonë. Është një projektligj i cili lidhet me procesin dhe detyrimet që ne kemi ndaj anëtarësimit në BE....