Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal
Çfarë do të thotë sot të jetosh me dinjitet? Përse ndryshimet politike në Shqipëri shpesh bllokohen, ose reduktohen në emra individësh dhe jo në projekte? Si arriti një vend që nuk plotësonte asnjë nga kushtet “klasike” për revolucion në fund të Luftës së Dytë Botërore, të mbartte peshën e plotë të diktaturës së proletariatit dhe më pas atë të një kapitalizmi periferik? Këto janë disa nga pyetjet në qendër të bisedës me shkrimtaren, filozofen dhe akademiken Lea Ypi në episodin e ri të Apostrof Podcast. Ato janë gjithashtu pyetje që strukturojnë librin e saj më të fundit, “Të Poshtëruar”, duke vijuar analizimin e dilemave të ngritura fillimisht tek “Të Lirë”: Si formësohen, deformohen e hera-herës edhe thyhen jetët private të njerëzve nga sisteme politike që...
Burimi:
javanews.al