Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS
Deputeti i Blendi Klosi deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se kritikat e fundit të deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, janë çështje që do të kaklojnë pasi sipas tij, ajo është kontribuuese në PS. Duke iu referuar statusit e fundit të Spiropalit në rrjetet sociale, ku ajo foli për “arrogancë” brenda Partisë Socialiste, Klosi deklaroi se Partia Socialiste është një parti e madhe me shumë personalitete dhe se këto debate janë të përkohshme. “Elisa është nga ato bashkëudhtaret tona që nga drejtimi i FRESH-it, qenia deputete, në krye të institucioneve të larta, kryetare e Kuvendit, ministre e Jashtme. Partia Socialiste është një parti aq e madhe, me kaq shumë njerëz, me kaq shumë njerëz që kanë vokacionin e tyre, sa që...
Burimi:
javanews.al