Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë sot në 24 shkurt në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSBE, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim. Fjalën e tij përshëndetëse, ministri e nisi me një referencë ndaj një urtësie të vjetër shqiptare: “Rruga e shkurtër të nxjerr gjatë”, duke e lidhur drejtpërdrejt me mesazhin e fushatës. “Sot, në epokën e rrjeteve sociale dhe të iluzionit të suksesit të menjëhershëm, kjo shprehje tingëllon më aktuale se kurrë. Në një farë mënyre, ‘S’ka Shkurt’ është përkthimi modern i kësaj urtësie të vjetër shqiptare; çdo rrugë e shpejtë drejt ‘suksesit’ që anashkalon ligjin dhe mundin, në fund të çon më larg nga ëndrrat e tua”, u shpreh...