Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Krenar për Shqipërinë”, Rama poston videokartolinën e fundvitit me Trupin Diplomatik
Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e sotme përfaqësuesit e Trupit Diplomatik me rastin e festave të fundvitit. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka postuar në Facebook momente nga darka tradicionale e fundvitit me Trupin Diplomatik. Në postimin e tij, Rama shkruan se është: “Krenar për Shqipërinë”. Postimi i Ramës: Krenarë për Shqipërinë 🦅 Videokartolina e darkës tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik 🥂