KQZ ndan paratë për partitë, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe të fondeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026. Shumën më të madhe e mori Partia Socialiste, e cila përfitoi një vlerë prej 1,7 milionë eurosh. Partia Demokratike renditet e dyta me 841 mijë euro. Për shkak të koalicionit gjatë zgjedhjeve, do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit rreth 9 aleatë. Partia e Lirisë mori rreth 113 mijë euro ndërsa Partia Socialdemokrate 106 mijë euro. Partite që kanë nga një deputet në Kuvend, si PDIU, PBDNJ, PR dhe Partia Agrare Ambientaliste do të marrin nga 60 mijë euro. Partia e Lulzim Bashës nuk mundi të siguronte mandat, por mori vota sa për të merituar 46 mijë euro, ndërsa Nisma Thurje do të marrë 42 mijë euro.
Burimi:
vizionplus.tv