KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkonte që t’i viheshin në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet. KQZ shprehet se i vendos në dispozicion Braçes rezultatet personale nga viti 2001 deri në 2021. Ndërkohë sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, KQZ nënvizon se iu janë drejtuar zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror i cili thotë se këto dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor. Sipas shkresës “rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë”. Dokumenti i nënshkruar nga Ilirjan Celibashi, tregon një panoramë të mbështetjes së madhe popullore për Braçen, që e rendisin atë si një nga...
Burimi:
javanews.al