“Kosto e madhe për integrimin”, Gjokutaj akuzon Ramën: Vendimi për Balluku është vetëm “pjesa e parë e ndeshjes”
Vendimi i mazhorancës për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut ka shkaktuar debat të fortë politik dhe diplomatik, duke ngritur pikëpyetje për rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. I ftuar në një emision televiziv, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se vendimi i sotëm është vetëm “pjesa e parë e ndeshjes”, ku sipas tij politika dominoi mbi drejtësinë. Gjokutaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se me këtë vendim ka rrezikuar prioritetet europiane dhe reformën në drejtësi, duke theksuar se kostoja politike për integrimin është e madhe. Sipas tij, mënyra se si është paraqitur kërkesa e SPAK në Kuvend i ka lënë hapësirë mazhorancës për ta refuzuar, pasi është bazuar në të njëjtat prova që më parë janë shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme. Ai shtoi se...
Burimi:
sot.com.al