Kosovës i hiqet një “lak europian nga fyti”
Nisja e 2025-ës do jetë ndryshe për Kosovën: me heqjen e sanksioneve europiane, vendosur pak vite më parë për shkak të ngjarjeve në veri. Lajmi u dha nga presidentja Vjosa Osmani e cila mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Nga aty, ajo kumtoi: “Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit”. Po kujt u shkon merita për këtë? Sipas Ramës, vetë Osmanit. “Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot, i ka zhbllokuar të gjitha fondet. Deh lërini ca thotë kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e saj. Ti e di që unë...