Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot në 14 mars, që të njohë dokumentet e Beogradit në Veri. Ky vendim bën që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore, pa pasur nevojë për dokumente kosovare. Në lidhje me këtë vendim të qeverisë në Prishtinë, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama shprehet në rrjetin social X se mirëpret koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Europian në Ligjin për të Huajt. Kreu i qeverisë shqiptare shton se Tirana zyrtare e ka mbështetur dhe e mbështet një Kosovë drejt BE-së. Postimi i kryeministrit Rama: Ne mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë po këtë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese,...
Burimi:
javanews.al