Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit
Nga kryeqyteti estonez, Talin, komisionerja për zgjerimin Marta Kos theksoi se Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit në shtetet kandidate. “Në procesin e anëtarësimit në BE nuk bëhet fjalë për rrugë të shkurtra në negociata. Ne po punojmë me shtetet kandidate për të krijuar institucione të forta demokratike që garantojnë sundimin e ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Anëtarësimi i plotë në BE nuk mund të vijë kurrë në dëm të këtyre reformave themelore”. Shtetet kandidate, sipas Kos, janë duke ndjekur reforma të vështira që vijnë edhe me kosto politike afatshkurtra. “Vetëm një rrugë e besueshme reformash mund të krijojë besimin te shtetet aktuale anëtare të BE-së, që kanë fuqinë vendimmarrëse në procesin e zgjerimit. Pa një besim...
Burimi:
javanews.al