Korrupsion dhe pabarazi në tendera/ SPAK jep pretencën për të pandehurit e ‘Universitetit Bujqësor të Tiranës’

Korrupsion dhe pabarazi në tendera/ SPAK jep pretencën për të pandehurit e ‘Universitetit Bujqësor të Tiranës’

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për 29 personat që ndodhen nën hetim nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Të gjithë të pandehurit kanë kërkuar procedurë të shkurtuar gjykimi kështu që nëse shpallen fajtorë pritet tu ulën 1/3 e dënimit. 27 nga 29 të pandehurit janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucionit arsimor, ndërsa 2 janë përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k. Të gjithë këta persona akuzohen për shkelje të barazisë në tendera si dhe falsifikim dokumentesh, të kryera në bashkëpunim. Edmond Terthorja- 3 vjet burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Amarildo Lleshi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5...