Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Në një analizë teknike për situatën e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në Dritare TV, ka hedhur dritë mbi shkaqet reale të shembjes së fundit në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.Nazarko nuk u ndal vetëm te incidenti i fundit që ka izoluar juglindjen e vendit, por bëri një skaner të plotë të problemeve me rruget, duke nisur nga licencimet fiktive të inxhinierëve, abuzimet me materialet e ndërtimit, e deri te sabotimi gjeopolitik i mundshëm i Korridorit 8. Sipas inxhinierit Nazarko, shembja e aksit Prrenjas-Librazhd nuk është një aksident natyror i izoluar, por pasojë e një zinxhiri gabimesh njerëzore dhe neglizhencash institucionale. Ai shpjegoi se ndërhyrjet pa kriter në shtratin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve kanë luajtur një rol kyç në destabilizimin...