“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

Në Tiranë u nënshkrua Deklarata e Përbashkët për Korridorin VIII nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bullgarisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Dokumenti vjen pas takimit të parë ministror në Brindisi më 27 korrik 2023, diskutimeve pasuese në Bruksel në dhjetor 2025 dhe Letrës së Qëllimit të nënshkruar në Samitin e Uashingtonit 2024, për krijimin e një Korridori të Harmonizuar të Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit Pan-Evropian VIII. Deklarata e Tiranës nënvizon rëndësinë strategjike të Korridorit VIII si një bosht Lindje–Perëndim që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke e konsideruar atë një komponent thelbësor të rrjetit TEN-T dhe një faktor kyç për stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore. Gjithashtu Deklarata nënvizon rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal dhe lehtësimin e flukseve...