Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ngritur tonet gjatë fjalës së tij në Kuvend ndaj deputetëve të PS, duke u shprehur sistemi i drejtësisë në vend është ‘i kalbur’.  Ai po ashtu u shpreh se pjesë e sistemit të drejtësisë që sipas tij është ‘i mbaruar’, nuk është vetëm SPAK-u.  “Sot edhe SPAK bën hetim penal për të gjithë policët që kalojnë kufirin me 50 mijë lekësha. Ju thoni ndërtimet pa leje. Kush i kishte këto bashkitë, se po na çani dërrasat këtu në Parlament. I paskeni të gjithë të punësuarit sylesh. E dini ju çfarë ka bërë qeveria. Një rast iu dogj shtëpia njërit në Lushnje, asnjë lekë, asgjë, se i hedhin për të tjera gjëra.  Një tjetër thoshte dua shtëpi se po më vdes...