Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve që u mblodh sot. Në një diskutim që kishte me Toni Gogun, në lidhje me integrimin europian dhe procesin e përshtatjes me legjislacionin e BE, Korreshi i ka kujtuar socialistëve se vendi ynë ende nuk ka një furnizim të plotë me energji elektrike. Sipas Korreshit, në Lushnje kishte familje që ishin të paktën 4 orë pa drita, një prej të cilave ishte dhe nëna e deputetit demokrat. Saimir Korreshi: Ne nuk hamë bar në Lushnje, kemi vetëm jonxhë, edhe ai na u tha. Më kujtohet një komedi e Estradës së Tiranës, që kur erdhën europianët në fillim po flisnin për palnet dhe fshatarët si kuptonin, Kocco tha që thotë rakia...
Burimi:
javanews.al