Korreshi denoncoi kushtet në Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë: Bëhet fjalë për një godinë jashtë funksioni
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas një denoncimi publik të deputetit demokrat Saimir Korreshi lidhur me disa pamje nga Spitali Bashkiak i Lushnjës. Sipas denoncimit të Korreshit, në Repartin e Oksigjenit të spitalit, kushtet aktuale nuk përmbushin standardet minimale të sigurisë për pacientët dhe stafin mjekësor. Deputeti theksoi se mungesa e investimeve dhe infrastruktura e amortizuar përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e pacientëve. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se bëhet fjalë për një godinë që aktualisht nuk është në përdorim dhe është pjesë e procesit të rikonstruksionit të plotë. Sipas Ministrisë, repartet e asaj godine janë transferuar në ambiente funksionale dhe garanton se shërbimet për pacientët vijojnë të ofrohen në kushte të sigurta. “Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak...
Burimi:
javanews.al