Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në interpelancën në Kuvend, ngriti shqetësimin për funksionimin e Korporatës së Investimeve, duke e cilësuar atë si një instrument të përdorur për privatizimin e shtetit dhe për përvetësimin e pronës publike. “Korporata e Investimeve është një çështje që kërkon transparencë. Korrupsioni, kapja dhe privatizimi i shtetit janë të lidhura ngushtë me Korporatën e Investimeve, e cila është një nga mekanizmat privatë për të manipuluar dhe përvetësuar pronën publike. Kjo nuk ka lindur si një nevojë ekonomike apo e investitorëve, por si një justifikim për të krijuar një shtet privat brenda shtetit.” Tabaku shtoi se gjashtë vite pas krijimit të korporatës është bërë e qartë se qeveria ka zgjedhur një ligj special për funksionimin e saj,...