Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Në mbledhjen e radhës së Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, u shqyrtua projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. I pranishëm për të paraqitur dhe argumentuar nismën ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili theksoi rëndësinë e krijimit të një kuadri të ri ligjor për forcimin e kontrollit, transparencës dhe profesionalizmit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale. Në fjalën e tij para deputetëve, ministri Lamallari argumentoi se projektligji synon krijimin e një strukture moderne dhe funksionale, e cila do të garantojë mbikëqyrje efektive të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Sipas tij, Agjencia e re do të ketë për mision parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave...