“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka kundërshtuar projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e cilësuar një dispozitë si problematike dhe antikushtetuese. Sipas deklaratës së shpërndarë për mediat kundërshtohet neni që synon të konfirmojë automatikisht dhe pa garë kryetarët aktualë të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit deri në 31 dhjetor 2028. Sipas Shoqatës, kjo cenon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është organi i vetëm që emëron dhe ngre në detyrë gjyqtarët. Shoqata thekson se dispozita shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit, pasi Kuvendi ndërhyn në një kompetencë që i takon KLGJ-së. Po ashtu, ajo kritikon faktin që ndryshimi nuk zbatohet për gjykatat e posaçme, duke krijuar standarde të...
Burimi:
javanews.al