Konferenca e Kryetarëve, zbardhen debatet! Balla-opozitës: Bashkëpunoni me ne. Gjekmarkaj: Do të na keni përballë në sheshe
Vision Plus ka zbardhur debatet mes opozitës dhe mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Mazhoranca dhe opozita janë përplasur për reformën zgjedhore, funksionimin e Parlamentit dhe situatën politike në vend. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi opozitën për bllokim të reformave dhe paralajmëroi vijimin e punës edhe pa pjesëmarrjen e saj, ndërsa kërkoi bashkëpunim për një Kod të ri Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, akuzoi mazhorancën për dhunim të rregullores, pengim të fjalës së opozitës dhe kapje të drejtësisë, duke paralajmëruar përballje politike në Kuvend dhe në sheshet e vendit. Taulant Balla: Zonjat dhe zotërinjtë e opozitës Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur.Mos humbisni...
Burimi:
vizionplus.tv