Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës
Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të përcaktojë kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për pesë javët e ardhshme, nuk ka vijuar pa debate. Siç raporton gazetari Enkel Xhangoli, deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin për mënyrën si funksionon parlamenti. Deputetët Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj, i cili mban edhe detyrën si nënkryetar i parlamentit, kanë ngritur shqetësimin se kryetari Niko Peleshi ka kufizuar fjalën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Sipas tyre, çdo amendament dhe mocion me debat që opozita ka kërkuar në kuvend u është mohuar. “Kanë kërkuar që të mos ndiqet e njëjta praktikë edhe këtë sesion parlamentar”, raportoi gazetari Enkel Xhangoli. Ata kanë kërkuar që të mbahet edhe mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për...
Burimi:
javanews.al