Kompromis për territorialen? PD: Nuk kemi bojkotuar komisionin. PS: Presim deri të hënën
Mazhoranca socialiste ka vendosur ti japë edhe një mundësi Partisë Demokratike për tu bërë pjesë e reformës territoriale. Konferenca e Kryetarëve diskutoi sot rreth kërkesës së socialistëve për të ndryshuar përbërjen e komisionit të reformës territoriale. PS kërkon që në komision të shtohet një anëtar, dhe në total reforma territoriale të ketë 17 anëtarë; 9 nga mazhoranca dhe 8 nga opozita. Socialistët argumentuan se ky ndryshim zhbllokon reformën pasi PD ka bojkotuar komisionin duke pamundësuar zhvillimin e mbledhjeve. Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita nuk ka bojkotuar dhe mungesa në dy mbledhje lidhet me arsye të tjera. Bardhi ka këmbëngulur për një proces konsensual. Ndërkohë homologu socialist Taulant Balla ka deklaruar se komisioni i reformës territoriale do të mblidhet...
Burimi:
vizionplus.tv