Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kompania lobuese e Berishës pagesë 750 mijë dollarë për periudhën prill–gusht 2025, asnjë ndryshim për “non gratën”
Njësia e Regjistrimit NSD/FARA pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka pranuar më 1 tetor 2025 një amendament të deklaratës së regjistrimit nga Continental Strategy LLC, kompania lobuese që përfaqëson ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas dokumentit zyrtar të depozituar në kuadër të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA), t cilin gazeta TemA e disponon, amendamenti është paraqitur për të korrigjuar një mangësi në raportimin e mëparshëm dhe lidhet me Deklaratën Shtesë për periudhën gjashtëmujore që përfundon më 31 gusht 2025. Dokumenti nuk shpall ndryshim qëllimi, as përditësim politik apo diplomatik, por vetëm rregullim teknik të raportimit financiar për periudhën përkatëse. Amendamenti nuk shoqërohet me dokumente shtesë dhe nuk njofton për ndonjë ndryshim në statusin...