“Kompania “KAYO” po grabit pronat”, Vangjeli: Si po ndërtohet fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave…
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që lidhet me pronën private dhe mungesën e transparencës institucionale. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, njoftoi se banorët e zonës së Kodër Babrru akuzojnë kompaninë “KAYO” për përvetësim të paligjshëm të tokës dhe për mashtrim mbi natyrën reale të investimit që po zhvillohet pranë banesave të tyre. Sipas Vangjelit, bëhet fjalë për pronat me numra 173 dhe 174, të regjistruara në kadastër si prona e familjes Dervishi, të cilat sipas denoncimeve janë kaluar në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes për llogari të kompanisë “KAYO”, pa transparencë dhe pa sqarim publik. Banorët kërkojnë shpjegime dhe pezullim të menjëhershëm të veprimeve, duke theksuar se situata cenon të drejtat e tyre pronësore. DEKLARATË PËR...
Burimi:
sot.com.al