Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e një mekanizmi të ri financiar publik për përballimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Në qendër të këtij sistemi qëndron Fondi Kombëtar i Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të administrojë të gjithë skemën e sigurimit të banesave në nivel kombëtar. Fondi do të jetë person juridik publik, i organizuar në formë shoqërie aksionare, me funksion financiar dhe administrativ. Ai do të grumbullojë primet e sigurimit të detyrueshëm që do të paguhen nga pronarët e banesave dhe do t’i përdorë këto të ardhura për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet. Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk...
Burimi:
javanews.al