Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci
Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian zhvilloi një vizitë dyditore në Tiranë, më 16–18 shkurt, ku theksi kryesor u vendos te ecuria e procesit të integrimit dhe nevoja për forcimin e dialogut politik në vend. Kryetari i komitetit, David McAllister, pas takimeve me kryeministrin Edi Rama, me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, si dhe me ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, dha një mesazh të qartë për klasën politike shqiptare. “Ne e mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe vlerësojmë arritjet e deritanishme, përfshirë hapjen e grupkapitujve të negociatave. Megjithatë, procesi i zgjerimit bazohet në meritë dhe në përmbushjen e kritereve. Ka ende shumë punë për t’u bërë, veçanërisht në zbatimin e reformave dhe përafrimin e legjislacionit...
Burimi:
javanews.al